Dinari serb, mjet i zakonshëm pagese në veri (VIDEO)

Dinari serb është duke u përdorur si mjet pagese në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Emisioni MAT për ta..

1 minute

Read Time

Dinari serb është duke u përdorur si mjet pagese në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Emisioni MAT për ta verifikuar këtë konvertoi eurot në dinarë për të bërë blerje në këtë pjesë. Dhe kjo u bë pa asnjë hezitim.

Derisa hyhej nëpër dyqane, u panë edhe qytetarë serbë që produktet i paguanin me dinarë.

Shitësit nuk hezitonin të kryejnë pagesat kur u ofroheshin bankënota të dinarit. Ndërkaq për këto transaksione nuk lëshohet kupon fiskal i Republikës së Kosovës në asnjërën prej dyqaneve.

Kështu, qarkullimi i vlautave të huaja në mënyrë ilegale, në cilëndo ekonomi bën dëm.

Ky i dinarit serb, specifikisht thuhet të ketë ndikuar në ngritjen e vazhdueshme të çmimeve në tërë territorin e Kosovës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports