Dhoma e Tregtisë kërkon ndërhyrje për stabilizimin e furnizimit me rrymë për bizneset: Po paguajnë shumëfish!

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën e rënduar të furnizimit me energji elektrike, e cila sipas tyre po..

1 minute

Read Time

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën e rënduar të furnizimit me energji elektrike, e cila sipas tyre po shkakton humbje serioze për qindra biznese në vend.

Përkundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 16.1% dhe daljes së detyruar në tregun e hapur të energjisë të rreth 1,300 bizneseve, ky institucion thotë se gjendja e furnizimit është përkeqësuar ndjeshëm.

“Bizneset po paguajnë shumëfish për energji elektrike, ndërkohë, furnizimi nuk është as i sigurt dhe as i qëndrueshëm.” – thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv

DhTIK thotë se ndërprerjet e shpeshta dhe të paplanifikuara të energjisë kanë sjellë pasoja të rënda, përfshirë pamundësi të funksionimit normal të bizneseve, rritje të kostove të prodhimit, humbje të orëve të punës dhe dëme në pajisjet teknologjike dhe linjat e prodhimit.

“Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të DHTIK-së, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret nga institucionet përgjegjëse për të përmirësuar sigurinë e furnizimit me energji për bizneset. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u bën thirrje urgjente të gjithë akterëve të sektorit energjetik që të ndërmarrin masa emergjente për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë me energji elektrike për bizneset, si dhe të fillojnë procedurat për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga ndërprerjet.”

Po ashtu, është kërkuar nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës që të veprojnë pa vonesë për të dalë nga kjo situatë, e cila rrezikon seriozisht stabilitetin ekonomik dhe konkurrueshmërinë e bizneseve

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports