Dëmet e shkaktuara në Ibër-Lepenc llogariten deri në 4 mijë euro

Në Zubin Potok, një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit është dëmtuar nga persona të panjohur që kanë përdorur mjete të forta. Ngjarja është raportuar sot,..

1 minute

Read Time

Në Zubin Potok, një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit është dëmtuar nga persona të panjohur që kanë përdorur mjete të forta. Ngjarja është raportuar sot, duke shkaktuar një dëmtim me vlerë të konsiderueshme.

Shefi i Operativës Rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, ka konfirmuar se sipas punëkryesit, dëmi arrin vlerën 3,000–4,000 euro. Më 25 nëntor 2025, rreth orës 12:15, punëkryesi raportoi se cerada-najlloni e vendosur në Bajpas kishte pësuar dëmtime.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë kryer vendshikimin, dhe rasti është njoftuar tek prokurori i Shtetit. Ngjarja është regjistruar si “Asgjësim ose dëmtim i pasurisë” dhe mbetet nën hetime. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports