Daut Haradinaj heq dorë nga mandati i deputetit

Daut Haradinaj ka njoftuar se nuk do ta ushtrojë mandatin e deputetit. Përmes një postimi në Facebook pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, ai..

Daut Haradinaj ka njoftuar se nuk do ta ushtrojë mandatin e deputetit.

Përmes një postimi në Facebook pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, ai ka theksuar se mandati i deputetit përbën një vlerë dhe respekt të jashtëzakonshëm, por nuk është synimi i vetëm i veprimtarisë së tij politike, raporton Klankosova.tv.

“Jam dhe do të jem gjithmonë Aleancë, por mandatin si deputet kësaj radhe e le për t’ju lëshuar vend të tjerve në listën tonë fantastike. Jam për dhe me popullin, mandati është vlerë dhe respekt i jashtëzakonshëm, por jo qëllimi im i vetëm. Bashkë, pas dhe me ju Aleancë”, ka shkruar ish-deputeti i cili në listën e Aleancës mbante numrin 50.

Sipas KQZ-së, Aleanca ka marrë 7.10% të votave.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *