CT-ja e Emergjencës në QKUK dhe ajo e Pejës jashtë funksionit

Qendra e Emergjencës në QKUK po përballet me probleme serioze në diagnostikim, pasi pajisja CT, e përdorur për rastet urgjente, ka dalë jashtë funksionit që..

1 minute

Read Time

Qendra e Emergjencës në QKUK po përballet me probleme serioze në diagnostikim, pasi pajisja CT, e përdorur për rastet urgjente, ka dalë jashtë funksionit që prej pesë ditësh për shkak të një defekti teknik.

Pacientët që kërkojnë shërbime urgjente tani duhet të drejtohen drejt Klinikës së Neurologjisë për të kryer CT-në. Për më tepër, për të kryer skanimin me kontrast, nuk ka pasur as furnizim me materialin e domosdoshëm, i cili është i shtrenjtë dhe jetik për disa diagnoza.

QKUK disponon katër aparatura CT: një në Klinikën e Emergjencës, një në Neurologji, një të vjetër në Onkologji dhe një tjetër në Klinikën e Pediatrisë. Mungesat dhe defektet teknike nuk janë të rralla, dhe pacientët herë pas here detyrohen të blejnë kontrastin vetë.

Situata e ngjashme paraqitet edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku CT-ja ka qenë jashtë funksionit për një muaj. Rastet e këtij spitali po dërgohen tani në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Problemet me pajisjet diagnostike nuk janë të reja; muaj më parë, Rezonanca Magnetike e blerë rishtas në të njëjtin spital pësoi prishje dhe u rikthye më vonë në funksion. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports