Chelsea ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 23-të të Premier Ligës, duke triumfuar me rezultat 1-3 në udhëtim ndaj Crystal Palace.
Skuadra londineze e nisi mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 34-të me golin e Estevaos. Në pjesën e dytë, Joao Pedro dyfishoi shifrat në minutën e 50-të, ndërsa Enzo Fernandez realizoi golin e tretë nga pika e bardhë në minutën e 64-të.
Vendasit arritën vetëm të zbusin humbjen në minutën e 88-të, kur Chris Richards shënoi golin e vetëm për Crystal Palace.
Me këtë fitore, “Të Kaltrit” ngjiten në vendin e katërt të tabelës me 37 pikë, ndërsa Palace zbret në pozitën e 15-të me 28 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë, Crystal Palace vazhdon të përballet me vështirësi pas largimeve të rëndësishme, pasi pas transferimit të Eberechi Ezes gjatë verës, në afatin e janarit u largua edhe kapiteni Marc Guehi, i cili iu bashkua Manchester Cityt.








