Çfarë parasheh buxheti 4 miliardësh

Kosova pritet ta ketë këtë vit buxhetin më të madh që nga shpallja e pavarësisë, me një vlerë që arrin në rreth 4 miliardë euro. Projekt-buxheti parasheh rritje të konsiderueshme të shpenzimeve në sektorë kyç, përfshirë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën dhe fusha të tjera, si dhe më shumë mjete për paga, shpenzime operative, shtesa e subvencione.

Shpenzimet rrjedhëse janë planifikuar të arrijnë në rreth 2.9 miliardë euro, ndërsa ato kapitale në 998.4 milionë euro. Ndërkohë, për investime kapitale janë paraparë 986.7 milionë euro. Sipas një analize të Institutit GAP, 81% e këtyre mjeteve do të shkojnë për vazhdimin e projekteve ekzistuese, ndërsa rreth 185 milionë euro janë ndarë për projekte të reja kapitale.

Për herë të parë, punonjësit publikë do të përfitojnë pagën e 13-të. Gjithashtu, pagat do të rriten në bazë të përvojës së punës, nga 0.25% në 0.5% për çdo vit pune.

Sa i përket ndarjes së mjeteve, për nivelin qendror – pa përfshirë pagesat për interesin e borxhit publik – janë paraparë rreth 3 miliardë euro, ndërsa për komunat 867 milionë euro.

Analiza e Institutit GAP tregon se Ministria e Financave kryeson për nga buxheti, me mbi 1.1 miliardë euro, ndërsa Ministria e Zhvillimit Rajonal ka buxhetin më të ulët, rreth 5 milionë euro. Pas Financave, buxhet më të lartë kanë Ministria e Mjedisit me rreth 310 milionë euro, Ministria e Punëve të Brendshme me rreth 248 milionë euro dhe Ministria e Mbrojtjes me mbi 216 milionë euro.

Për Ministrinë e Arsimit janë paraparë mbi 110 milionë euro, për Ministrinë e Shëndetësisë mbi 102 milionë euro dhe për Ministrinë e Ekonomisë rreth 79 milionë euro. Edhe pse këtë vit ka katër ministri më shumë, projekt-buxheti nuk reflekton ndryshime të theksuara në strukturë.

Ndër projektet më të mëdha kapitale që do të rëndojnë më së shumti buxhetin janë autostrada në drejtim të Pejës dhe ajo e Gjilanit, secila me vlerë mbi 18 milionë euro.

Rritje të buxhetit do të ketë edhe për Agjencinë e Punësimit, me 8 milionë euro më shumë, si dhe rreth 800 mijë euro shtesë për Inspektoratin e Punës.

Edhe komunat do të përfitojnë më shumë mjete këtë vit, sidomos për paga, mallra e shërbime dhe subvencione. Megjithatë, Instituti GAP ka sqaruar se buxheti i Prishtinës nuk është përfshirë në projekt-buxhetin e këtij viti, pasi kryeqyteti dhe edhe 10 komuna të tjera nuk e kanë miratuar buxhetin vjetor me kohë, deri më 30 shtator 2025.

Për rrjedhojë, këto 11 komuna rrezikojnë që gjatë këtij viti të kenë buxhetin e njëjtë sikurse vitin e kaluar.

Sa i përket investimeve nga niveli qendror, komunat me përfitimet më të mëdha janë Gjilani me 30.7 milionë euro, Ferizaj me 21.4 milionë euro dhe Mitrovica me 19 milionë euro. Në anën tjetër, komunat me investimet më të ulëta janë Graçanica, Obiliqi dhe Zveçani.

Të ngjashme:

Diskutohet rikthimi i gazit natyror në Kosovë, por mungesa e infrastrukturës mbetet pengesë
  • March 10, 2026

Ideja për prodhimin e energjisë elektrike nga gazi natyror në Kosovë ka qenë e pranishme prej vitesh në diskutimet publike, por rrallëherë është shoqëruar me hapa konkretë institucionalë. Kohët e…

Vazhdo lëximin...
ATK: Rritje prej 22.6 milionë euro e të hyrave tatimore në dy muajt e parë të vitit
  • March 9, 2026

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se fillimi i këtij viti është shoqëruar me rritje të të hyrave nga tatimet. Sipas institucionit, trendi pozitiv gjatë dy muajve të…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

  • March 10, 2026
Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

  • March 10, 2026
Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

  • March 10, 2026
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

  • March 10, 2026
Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

  • March 10, 2026
Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

  • March 10, 2026
Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës