Çfarë dihet për vrasjen në Ferizaj që nisi si përleshje?

Një burrë është vrarë sonte në Ferizaj, pas një përleshjeje ku dyshohet se është përdorur armë zjarri. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën..

Një burrë është vrarë sonte në Ferizaj, pas një përleshjeje ku dyshohet se është përdorur armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu” në këtë qytet.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj”.

Sipas informatave të para të policisë, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore pa shenja jete, i cili dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *