Çaji nuk është vetëm një mjet për të qetësuar gjoksin gjatë të ftohurave – ai mund të ketë një efekt surprizues edhe tek kreativiteti.
Sipas një studimi të fundit, pijet e ngrohta, përfshirë çajin, mund të rrisin imagjinatën dhe aftësitë mendore kreative. Përvoja u realizua me dy grupe pjesëmarrësish: një grup konsumonte çaj, ndërsa tjetri vetëm ujë.
Pas testimeve, u vërejt se personat që kishin pirë çaj shfaqën një kreativitet më të lartë dhe një zgjuarsi të shtuar krahasuar me grupin tjetër.
Në një nga testet praktike, pjesëmarrësit u sfiduan të krijonin emra sa më kreativë për një restorant të ri, ku dallimi mes grupeve ishte i dukshëm në favor të atyre që kishin konsumuar çaj. /Gjurmuesi/









