Çaji që ndihmon në qetësimin e stresit dhe ankthit

Për ata që kërkojnë një mënyrë natyrale për të luftuar pagjumësinë dhe tensionin, valeriana mbetet një nga zgjidhjet më të njohura. Kjo bimë, veçanërisht rrënja..

1 minute

Read Time

Për ata që kërkojnë një mënyrë natyrale për të luftuar pagjumësinë dhe tensionin, valeriana mbetet një nga zgjidhjet më të njohura. Kjo bimë, veçanërisht rrënja e saj, njihet për efektet qetësuese dhe aftësinë për të përmirësuar cilësinë e gjumit.

Përdorimi i saj ndihmon edhe në lehtësimin e depresionit, epilepsisë, ADHD-së, sindromës së lodhjes kronike, si dhe problemeve të shkaktuara nga stresi, përfshirë dhimbjet e kokës, shqetësimet në stomak dhe ankthin.

Për përgatitjen e çajit, mjafton një lugë çaji me valerianë e cila vendoset në ujë të ftohtë dhe lihet të qëndrojë për 8 deri në 12 orë.

Më pas çaji ngrohet lehtë dhe pihet ngadalë dy deri në tri herë gjatë ditës, ndërsa gota e fundit duhet konsumuar rreth 30 minuta para gjumit.

Në barnatore gjendet edhe tinktura e valerianës, që përdoret tri herë në ditë sipas udhëzimit.

Pas 2–3 javësh përdorimi rekomandohet një pauzë dyjavore, dhe më pas mund të rifillohet nëse është e nevojshme.

Edhe pse nuk shkakton marramendje, çaji i valerianës nuk duhet të pihet para se të vozitni, pasi ul vëmendjen.

Një përparësi e madhe e kësaj bime është se ndryshe nga qetësuesit apo antidepresivët, nuk krijon varësi dhe nuk njihet për efekte të dëmshme.

Valeriana është e disponueshme në forma të ndryshme: çaj, tretësirë, vaj, pika, kapsula dhe ekstrakte. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports