Burri sulmon gruan në Prizren, policia ia konfiskon armën me 17 fishekë

Një rast dhune në familje ka çuar në arrestimin e një burri në Prizren. Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit,..

1 minute

Read Time

Një rast dhune në familje ka çuar në arrestimin e një burri në Prizren. Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit, policia i konfiskoi një armë zjarri me karikator dhe 17 fishekë. Sipas raportit zyrtar, “SULM / POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS – Rr. Adem Jashari, Prizren / 13.12.2025 – 12:55. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij f/k. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij dhe i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Lidhur me këtë rast, autoritetet e Prokurorisë kanë dhënë urdhër për mbajtjen e tij për veprime të mëtejshme ligjore. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports