Një nga njësitë kryesore të prodhimit të energjisë aktualisht nuk është operative, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme financiare.
Blloku B1 ka dalë jashtë funksionit që nga orët e hershme të mëngjesit, çka ka sjellë ndërprerje të plotë të gjenerimit të energjisë gjatë gjithë kësaj periudhe. Si pasojë, dëmi minimal i shkaktuar deri tani vlerësohet rreth 200 mijë euro.
Ende nuk ka informacione të sakta se kur pritet rikthimi i plotë i funksionimit të këtij blloku. Janë bërë përpjekje për të marrë sqarime nga zyrtarët përgjegjës të KEK-ut, por deri në momentin e publikimit nuk është dhënë ndonjë përgjigje zyrtare. /Gjurmuesi/







