48-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident në Itali

Një tragjedi ka ndodhur në rrugët e Italisë, ku një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Bëhet fjalë për..

1 minute

Read Time

Një tragjedi ka ndodhur në rrugët e Italisë, ku një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Bëhet fjalë për Fatmir Muslian, 48 vjeç, i cili kishte jetuar prej shumë vitesh në Itali. Sipas informacioneve nga mediat lokale, ai po drejtonte një kamion në zonën e Calenzanos, përgjatë aksit A1, kur për arsye ende të paqarta u përplas me një tjetër mjet të rëndë. Përplasja rezultoi fatale dhe ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Fatmir Muslian la pas bashkëshorten e tij, Blerinën, si dhe dy fëmijët, Fabiano dhe Fabiola. Ai ishte një figurë e njohur në komunitetin e Altopascios, ku njihej si një person i qetë, korrekt dhe i dashur për të gjithë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /Gjurmuesi/

About the Author