Behrami: Thaçi ende beson në drejtësinë ndërkombëtare (VIDEO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ndër të tjera ka folur edhe lidhur me besimin e..

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ndër të tjera ka folur edhe lidhur me besimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në drejtësinë ndërkombëtare.

Ai tha se nuk arrin të pajtohet me faktin që Thaçi ende ka besim në këtë sistem drejtësie.

“Unë me shumë miq diplomatë kur po dal po u them, çka po ndjej personalisht them, unë me presidentin Thaçi për gjithçka jam pajtuar dhe pajtohem, por vetëm me një gjë hala nuk po pajtohna, që ai hala beson në drejtësi ndërkombëtare”, tha Behrami.

Zyrtari i PDK-së është shprehur se ish-presidenti Thaçi vazhdon ta shfaqë qartë këtë besim, duke shtuar se ai beson edhe në suksesin e Kosovës.

“Edhe në fjalimin e tij kur ka shkuar në Hagë, ju e shihni se sa shumë besim ka në drejtësinë ndërkombëtare për të cilën ai vetë ka punuar. Ai edhe më tutje beson në drejtësinë ndërkombëtare dhe beson në suksesin e Kosovës”, tha Artan Behrami. /Klankosova.tv

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports