BE pritet të heqë plotësisht masat ndaj Kosovës, vendimi mund të merret javën e ardhshme

Ka pritshmëri që javën e ardhshme të formalizohet heqja e të gjitha masave që Bashkimi Evropian kishte vendosur ndaj Kosovës, sipas burimeve jozyrtare nga Brukseli…

1 minute

Read Time

Ka pritshmëri që javën e ardhshme të formalizohet heqja e të gjitha masave që Bashkimi Evropian kishte vendosur ndaj Kosovës, sipas burimeve jozyrtare nga Brukseli. Madje, si datë orientuese për marrjen e vendimit përmendet e hëna.

Sipas informacionit të siguruar jozyrtarisht, në nivel të Komisionit Evropian janë përfunduar të gjitha procedurat vendimmarrëse për këtë çështje, dhe tani mbetet vetëm takimi i përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së, të ngarkuar me çështjet e rajonit. Ky takim pritet të mbahet të hënën dhe parashikohet të miratojë heqjen e masave ndaj Kosovës.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në vitin 2023. Një vit më vonë, ish-shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e tyre, por procesi formal zgjati mbi 18 muaj. Gjatë kësaj kohe, mbi 400 milionë euro asistencë financiare evropiane mbetën të bllokuara. Në fund të vitit 2025 u hoq gjysma e këtyre masave, ndërsa tani pritet të zhbllokohet edhe pjesa tjetër.

Përveç aspektit financiar, masat përfshinin edhe pezullimin e takimeve bilaterale të zyrtarëve evropianë me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, përveç rasteve me karakter rajonal.

Ndërkohë, komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ende nuk ka vizituar Kosovën. Ajo planifikon një vizitë gjatë këtij muaji, e cila mund të shfrytëzohet për të njoftuar vendin zyrtarisht për heqjen e masave, sipas zyrtarëve evropianë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports