Bayern rikthen vëmendjen te Fisnik Asllani

Bayern Munich ka rikthyer në radar emrin e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani, i cili po kalon një sezon të mirë me TSG Hoffenheim. Kampioni gjerman..

1 minute

Read Time

Bayern Munich ka rikthyer në radar emrin e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani, i cili po kalon një sezon të mirë me TSG Hoffenheim. Kampioni gjerman po analizon opsionet për repartin ofensiv dhe 23-vjeçari konsiderohet si një mundësi konkrete për të forcuar skuadrën.

Sipas “Fichajes”, drejtuesit bavarezë janë në kërkim të një qendërsulmuesi që mund t’i ofrojë pushim Harry Kane, pa e zbehur potencialin sulmues të ekipit. Në këtë kontekst, Asllani vlerësohet si një zgjidhje e përshtatshme për të ruajtur balancën dhe konkurrencën në repartin e avancuar.

Reprezentuesi i Kosovës ka lënë gjurmë këtë edicion, duke realizuar 8 gola dhe duke dhënë 7 asistime në 23 paraqitje zyrtare.

Sulmuesi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, ndërsa klauzola e lirimit të tij raportohet të jetë rreth 30 milionë euro. Për Bayernin, ai shihet si një investim me perspektivë afatgjatë për të ardhmen e sulmit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports