Gjiganti gjerman Bayern Munich po shqyrton mundësinë e një përforcimi të ri në repartin defensiv për sezonin e ardhshëm. Vëmendja e klubit bavarez është përqendruar te një nga emrat premtues të Serie A.
“Sport1” raporton interesimin e kampionëve të Gjermanisë për mbrojtësin qendror të Interit, Yann Bisseck, duke theksuar se ekipi i drejtuar nga Vincent Kompany synon të përforcojë mbrojtjen me një transferim afatgjatë. Kjo lëvizje vjen pas zgjatjes së fundit të kontratës së Dayot Upamecano.
Edhe pse Bisseck konsiderohet si një pjesë kyçe e planeve të Interit për vitet në vijim, drejtuesit e klubit italian mund të rishqyrtojnë situatën nëse paraqitet një ofertë serioze dhe e lartë financiare për mbrojtësin gjerman.








