Agim Ademi fiton një mandat tjetër si president i FFK-së

Agim Ademi do të qëndrojë në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme, pasi mori sërish besimin e plotë..

1 minute

Read Time

Agim Ademi do të qëndrojë në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme, pasi mori sërish besimin e plotë të delegatëve të futbollit kosovar.

Në Kuvendin zgjedhor, delegatët i dhanë Ademit mandatin e tretë radhazi për ta udhëhequr federatën deri në vitin 2030. Ai ishte kandidati i vetëm për postin e kryetarit.

Procesi i votimit u zhvillua pa asnjë dilemë, me 52 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, çka konfirmon mbështetjen unanime për vazhdimin e udhëheqjes së tij.

Gjatë këtij kuvendi u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, përfshirë edhe buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës për vitin 2026, i cili pritet të jetë rreth 26 milionë euro.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports