Barcelona po planifikon lëvizje të rëndësishme në repartin ofensiv, me fokus të qartë në afrimin e një sulmuesi që mund të rrisë ndjeshëm efikasitetin para portës.
Klubi katalanas po analizon disa opsione në treg, ndërsa drejtuesit janë të vendosur të bëjnë ndryshime për të forcuar vijën e parë.
Sipas mediave spanjolle, objektivi kryesor i katalanasve mbetet Julián Álvarez, por transferimi i tij shihet i vështirë për shkak të rezistencës së Atlético Madridit.
Si alternativa, në listë janë Joaquín Panichelli dhe Victor Osimhen, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë edhe largimin e njërit prej sulmuesve aktual, Robert Lewandowski apo Ferran Torres për të hapur vend në skuadër.














