Bankat kanë arritur objektivat e kredive, shpjegon ekonomistja ndikimin në ekonomi

Ekonomistja Vjollca Nura ka bërë të ditur se bankat komerciale në Kosovë tashmë e kanë përmbushur objektivin për dhënien e kredive për këtë vit. Sipas..

1 minute

Read Time

Ekonomistja Vjollca Nura ka bërë të ditur se bankat komerciale në Kosovë tashmë e kanë përmbushur objektivin për dhënien e kredive për këtë vit.

Sipas saj, bankat kanë arritur targetet e përcaktuara dhe nuk kanë më nevojë të shtojnë aktivitetin kreditues deri në fund të vitit.

“Sipas një informacioni të afërt, bankat e kanë arritur targetin deri në fund të vitit. Do të thotë, nuk kanë më nevojë të punojnë me intensitet për dhënien e kredive, sepse objektivat i kanë përmbushur,” ka deklaruar Nura.

Ajo shtoi se rritja e numrit të kredive, veçanërisht atyre konsumuese, reflekton gjendjen ekonomike në vend.

“Sapo të rritet numri i kredive, sidomos i atyre konsumuese, tregohet se si qëndron ekonomia dhe sa është e qëndrueshme. Njerëzit nuk po marrin vetëm kredi për investime, por edhe për nevoja të përditshme – për pelet, qymyr, renovime e të tjera – me qëllim që t’i përmbyllin obligimet, megjithëse këto kredi kanë qenë me norma më të disfavorshme vitet e fundit,” tha Nura. /Gjumruesi/

About the Author