Bashkëbisedimin me qytetarë, kandidatja për presidente dhe bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani e kandidati për kryeministër, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku e vazhduan gjatë ditës në Ratkoc të Rahovecit.
Aty bashkë me ta ishte edhe kandidati për deputet që vjen po nga kjo komunë, Avdullah Hoti.
Kryetari i LDK-së, në një reagim në rrjete sociale ku postoi fotografi prej këtij takimi, tha se e ardhmja ndërtohet bashkë, dhe kërkon çdo njeri të mirë të Republikës.
“Bashkimi ynë, forca jonë”, shtoi Abdixhiku, duke theksuar “LDK një herë, LDK gjithherë”.














