Autoritetet turke kanë ndërmarrë një operacion të gjerë kundër anëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS), duke arrestuar 115 persona që dyshohen se po planifikonin sulme gjatë festave të fundvitit.
Operacioni u zhvillua në Stamboll, ku u bastisën gjithsej 124 lokacione dhe u arrestua shumica e të dyshuarve nga 137 që ishin objekt i hetimeve. Sipas prokurorisë turke, sulmet e mundshme ishin kryesisht të synuara ndaj jomuslimanëve gjatë festimeve.
Autoritetet e sigurisë theksuan se veprimet e ndërmarra janë pjesë e masave parandaluese për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe festat e fundvitit.







