ATK u bën thirrje bizneseve të paregjistruara të formalizohen para inspektimeve

Administrata Tatimore e Kosovës ka apeluar sërish tek individët dhe subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike pa u regjistruar, që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për..

1 minute

Read Time

Administrata Tatimore e Kosovës ka apeluar sërish tek individët dhe subjektet që ushtrojnë veprimtari ekonomike pa u regjistruar, që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për formalizimin e aktivitetit të tyre përmes Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

Nga ATK bëhet e ditur se gjatë kontrolleve në terren, çdo aktivitet i paregjistruar që identifikohet do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, pa përjashtim. Këto masa përfshijnë regjistrimin e detyrueshëm të veprimtarisë, pajisjen me Numër Fiskal, si dhe shqiptimin e gjobave dhe sanksioneve ligjore të parapara.

Sipas ATK-së, regjistrimi në mënyrë vullnetare u mundëson tatimpaguesve të shmangin penalitetet dhe kontribuon në krijimin e kushteve të barabarta dhe konkurrencë të ndershme në treg.

“Po ashtu, ATK kërkon nga të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që të verifikojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në sistemin tatimor, pasi mospërditësimi i informatave përbën shkelje ligjore”, thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për të luftuar ekonominë joformale dhe për të ndërtuar një sistem tatimor të drejtë, transparent dhe të barabartë për të gjithë tatimpaguesit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports