Arrestohet pas 5 ditësh shoferi që goditi këmbësorin në Shtime dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë shoferin e dyshuar që ishte përfshirë në një aksident trafiku më 4 shkurt në magjistralen Shtime–Lipjan, në fshatin..

1 minute

Read Time

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë shoferin e dyshuar që ishte përfshirë në një aksident trafiku më 4 shkurt në magjistralen Shtime–Lipjan, në fshatin Davidoc, ku një këmbësor u godit nga vetura.

Sipas informatave zyrtare, pas përplasjes me këmbësorin, drejtuesi i automjetit nuk kishte ndaluar për të ofruar ndihmë, por ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Personi i lënduar, një mashkull 46-vjeçar, fillimisht ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime. Më pas, ai është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe, për trajtim të mëtejshëm, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku pas trajtimit është liruar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Pas një pune intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë nga njësitet policore, me datën 08.02.2026, rreth orës 18:30, është bërë i mundur identifikimi i shoferit dhe i automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. I dyshuari është: A. A., 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, automjeti: VË Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore. Sot, me datën 09.02.2026 i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë të aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme, për veprën penale ‘Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore’”, thuhet në njoftim.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, ndërsa organet e rendit po trajtojnë rastin në procedurë të rregullt.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports