Arrestohet një person në aeroportin e Prishtinës për vjedhje veture në Gjermani gjatë verës

Një i dyshuar kosovar u arrestua dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi ishte shpallur në kërkim policor për vjedhjen e një veture..

1 minute

Read Time

Një i dyshuar kosovar u arrestua dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi ishte shpallur në kërkim policor për vjedhjen e një veture në Gjermani më 8 gusht 2025.

Vetura e vjedhur iu sekuestrua nga autoritetet, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme ligjore.

About the Author