Arrestohet në Prishtinë shtetasi i huaj i kërkuar nga INTERPOL-i

Njësi e specializuar FAST e Policisë së Kosovës ka kryer një arrestim të rëndësishëm sot në Prishtinë, duke kapur një shtetas të huaj që ishte..

1 minute

Read Time

Njësi e specializuar FAST e Policisë së Kosovës ka kryer një arrestim të rëndësishëm sot në Prishtinë, duke kapur një shtetas të huaj që ishte i kërkuar nga INTERPOL-i.

I njëjti person ishte nën urdhërarrest ndërkombëtar dhe dyshohet për kryerjen e veprave penale që lidhen me shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.

Sipas Policisë së Kosovës, i arrestuari u shoqërua për procedura të mëtejshme dhe me vendim të prokurorit kujdestar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për të vazhduar më pas me hapat ligjorë sipas praktikave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim policor.

Policia theksoi përkushtimin e saj në zbatimin e detyrave ligjore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për sigurinë e përgjithshme dhe luftimin e krimit pa kufij. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports