Arrestohet i dyshuari për djegien e një veture në Lipjan

Policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë veprime konkrete lidhur me rastin e djegies së një veture në Lipjan, që kishte ndodhur më 17 shtator…

1 minute

Read Time

Policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë veprime konkrete lidhur me rastin e djegies së një veture në Lipjan, që kishte ndodhur më 17 shtator.

Si rezultat i hetimeve, është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në këtë rast. Sipas Policisë, bëhet fjalë për H.K., 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka qenë i implikuar në incident.

“I arrestuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me organet e drejtësisë./Gjurmuesi/

About the Author