Arlind Veliu i Malishevës shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e 16-të

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit të përjavshëm “Ylli i Javës”, që..

1 minute

Read Time

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar ndarjen e çmimit të përjavshëm “Ylli i Javës”, që vlerëson futbollistin më të spikatur në secilën javë të Superligës kosovare.

Për javën e gjashtëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është dhënë mbrojtësit të FC Malisheva, Arlind Veliu, i cili spikati me paraqitjen e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes së fundit. Megjithëse luan në mbrojtje, Veliu shënoi dy gola vendimtarë për fitoren e skuadrës kundër FC Drenica, që përfundoi 2:0.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Pas marrjes së çmimit, Veliu shprehu gëzim dhe falënderim për bashkëlojtarët:

“Nuk e kemi nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, por megjithatë me trajnerin e ri po mundohemi të përmirësojmë lojën dhe të kuptojmë filozofinë e tij. Ambiciet tona janë tre vendet e para të tabelës dhe dalja në Evropë. E kemi ditur që kemi pasur një ndeshje të vështirë kundër Drenicës dhe mendoj se ia kemi dalë ta përgatisim mirë dhe të shënojmë fitore.

Në aspektin personal, gëzohem që kam mundur të ndihmoj ekipin me dy gola dhe për këtë i falënderoj bashkëlojtarët e mi për angazhimin,” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports