Ambasada Britanike dhuron dy automjete dhe 16 dronë për Policinë e Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve, Ambasada e Britanisë së Madhe ka dhuruar Policisë së Kosovës dy automjete dhe 16 dronë të pajisur me teknologji përcjellëse. Vlera totale e këtij donacioni arrin 153 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar, këto mjete do të ndihmojnë njësitet policore në identifikimin, gjurmimin, monitorimin dhe përcaktimin e vendndodhjes së automjeteve dhe personave të dyshimtë.

Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, Fehmi Xhata, dhe përfaqësuesja e Ambasadës Britanike në Kosovë, Emma Huntley, nënshkruan marrëveshjen për pranim-dorëzimin e këtij donacioni, duke theksuar rëndësinë e tij për forcimin e kapaciteteve të policisë.

“Pajisjet e specializuara do të luajnë rol shumë të rëndësishëm, do të ndihmojnë dhe profesionalizojnë edhe më tepër punën e Policisë së Kosovës, në veçanti të njësiteve kufitare të cilat kujdesen për parandalim të krimit transkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm”, u shpreh Xhata.

Të ngjashme:

Shqiptarët në Turqi organizojnë iftar masiv me mijëra pjesëmarrës
  • March 11, 2026

Banorët shqiptarë të lagjeve Zafer dhe Namëk Kemal në rrethin Osmangazi organizuan një iftar rrugor masiv, i cili tejkaloi pritshmëritë duke mbledhur rreth 4,500 persona, krahasuar me 3,000 pjesëmarrësit e…

Vazhdo lëximin...
Këngëtari Gjesti ndalohet për 48 orë, dyshohet për tri vepra penale
  • March 11, 2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, nën dyshimin për kryerjen e…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Ambasada Britanike dhuron dy automjete dhe 16 dronë për Policinë e Kosovës

  • March 11, 2026
Ambasada Britanike dhuron dy automjete dhe 16 dronë për Policinë e Kosovës

Shqiptarët në Turqi organizojnë iftar masiv me mijëra pjesëmarrës

  • March 11, 2026
Shqiptarët në Turqi organizojnë iftar masiv me mijëra pjesëmarrës

Këngëtari Gjesti ndalohet për 48 orë, dyshohet për tri vepra penale

  • March 11, 2026
Këngëtari Gjesti ndalohet për 48 orë, dyshohet për tri vepra penale

AAK-ja paralajmëron konferencë për media nesër në oborrin e Kuvendit

  • March 11, 2026
AAK-ja paralajmëron konferencë për media nesër në oborrin e Kuvendit

OVL e UÇK kritikon deklaratën e Gjykatës Speciale për respektimin e të drejtave të të akuzuarve

  • March 11, 2026
OVL e UÇK kritikon deklaratën e Gjykatës Speciale për respektimin e të drejtave të të akuzuarve

Jasir Asani optimist për fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë

  • March 11, 2026
Jasir Asani optimist për fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë