Alarm nga Gjajiq para ndeshjes Serbi–Shqipëri: Rrezik për përjashtim nëse cënohet siguria

Të shtunën, më 11 tetor, do të zhvillohet superndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, që pritet të mbajë vëmendjen e opinionit sportiv në rajon. Takimi do..

1 minute

Read Time

Të shtunën, më 11 tetor, do të zhvillohet superndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, që pritet të mbajë vëmendjen e opinionit sportiv në rajon.

Takimi do të luhet në stadiumin “Duboçiqa” të Leskovcit, ndërsa masat e sigurisë janë ngritur në nivel të lartë për shkak të ndjeshmërisë së ndeshjes.

Autoritetet serbe janë vënë në alarm për çdo mundësi incidenti, pasi pasojat mund të jenë të rënda për kombëtaren e tyre, përfshirë edhe përjashtimin nga garat ndërkombëtare.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Gjajiq, ka theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për të shmangur tensionet.

“Do të ishte një katastrofë nëse do të ndodhte përsëri. Mendoj se do të përjashtoheshim nga futbolli evropian për një periudhë të gjatë kohore. Pikërisht për këtë arsye zgjodhëm Leskovcin dhe zvogëluam kapacitetin e stadiumit. Kjo është një situatë e jashtëzakonshme për ne,” – u shpreh Gjajiq.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports