Aktakuzë ndaj një të pandehuri për krime lufte në Malishevë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë për krime lufte, që lidhen me ngjarje të rënda të ndodhura..

1 minute

Read Time

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë për krime lufte, që lidhen me ngjarje të rënda të ndodhura gjatë vitit 1999 në territorin e Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.M. dyshohet se më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë.

Aktakuza e ngarkon R.M. edhe me pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

I pandehuri ndodhet aktualisht nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës, ndërsa lënda i është dërguar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports