Policia në Ferizaj ka kryer një operacion të suksesshëm gjatë ditës së premte, duke arrestuar gjashtë persona të kërkuar nga gjykata për vepra të ndryshme penale. Arrestimet u realizuan nga Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe përfshinë raste të ndara, ku secili i dyshuar akuzohet për vepra specifike.
I.I., 47 vjeç, ishte i kërkuar për falsifikim të dokumenteve me dënim burgimi prej 150 ditësh. D.S., 41 vjeç, ishte i kërkuar për kanosje me dënim prej 50 ditësh. M.K., 47 vjeç, akuzohet për ngasje në gjendje të dehur me dënim prej 40 ditësh. B.B., 37 vjeç, ishte i kërkuar për sulm me dënim prej 36 ditësh. J.A., 22 vjeç, akuzohet për dhunë në familje me dënim prej 25 ditësh. Ndërsa N.B., 41 vjeç, ishte i kërkuar për kanosje me dënim prej 17 ditësh.
Të gjithë të arrestuarit janë dërguar për të vuajtur dënimin sipas procedurave ligjore. /Gjurmuesi/







