Aksident tragjik në Serbi, dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbin jetën

Një tragjedi trafiku ka ndodhur sot në autostradën Beograd-Nish, ku një çift me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut humbi jetën. Aksidenti ka lënë gjithashtu..

1 minute

Read Time

Një tragjedi trafiku ka ndodhur sot në autostradën Beograd-Nish, ku një çift me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut humbi jetën. Aksidenti ka lënë gjithashtu një pasagjer të tretë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave jozyrtare, incidenti ndodhi kur një automjet me targa gjermane doli nga rruga në rrethana ende të paqarta. Supozohet se shoferi humbi kontrollin e veturës, duke goditur një gardh mbrojtës dhe një shenjë trafiku pranë rrugës. Burri dhe gruaja që ndodheshin në makinë vdiqën në vend, ndërsa pasagjeri i tretë u transportua me urgjencë në spital me lëndime të rënda.

Viktimat ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut me origjinë shqiptare dhe supozohet se po udhëtonin tranzit nëpër Serbi. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në këtë tragjedi. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports