Një përplasje mes një veture dhe një treni ka ndodhur të premten në Prishtinë, duke lënë një person të lënduar.
Për rastin ka dhënë detaje kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA), Mirsim Beqiri.
Sipas tij, nga aksidenti ka mbetur i lënduar një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Ekipi kujdestar i KHAIA-së ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke kryer ekzaminimet e nevojshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, theksoi Beqiri.







