Aksident mes tri veturave në autostradën ” Ibrahim Rugova”

Një tjetër aksident trafiku është shënuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke rikthyer vëmendjen te rrezikshmëria e kësaj pjese të rrugës. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur..

1 minute

Read Time

Një tjetër aksident trafiku është shënuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke rikthyer vëmendjen te rrezikshmëria e kësaj pjese të rrugës.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në afërsi të lokacionit ku vetëm një ditë më parë u regjistrua një aksident tragjik, në të cilin humbën jetën dy gra, shtetase të Shqipërisë.

Në aksidentin e sotëm dyshohet se janë përfshirë tri automjete.

Kjo zonë konsiderohet problematike për qarkullim, për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur disa muaj më parë dhe që ende nuk është pastruar, duke paraqitur rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.

Policia e Kosovës është kontaktuar për të siguruar informacione shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit dhe pasojat eventuale. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports