Aksident mes katër veturave në Prishtinë, shtatë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë..

1 minute

Read Time

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Personave të lënduar u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.

About the Author