Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së enjtes në Itali, ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë, duke shkaktuar tronditje të madhe te familjarët dhe komuniteti shqiptar atje.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Cuneos, konkretisht në Savigliano, ku automjeti me të cilin po udhëtonin të rinjtë u përfshi në një përplasje të rëndë.
Makina tip “Jeep Avengers”, në të cilën ndodheshin dy viktimat dhe një person i tretë, u përplas ballë për ballë me një kamion.
Viktimat ishin rreth të njëzetave, ndërsa nga aksidenti mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Saviglianos dhe Cuneos.
Dy të rinjtë që humbën jetën u nxorën nga automjeti nga shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes.







