AKR pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Aleanca Kosova e Re ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit duke u bashkuar me listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari..

1 minute

Read Time

Aleanca Kosova e Re ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit duke u bashkuar me listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i AKR-së, Vesel Makolli, konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur se sot është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai shtoi se nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në një ceremoni të planifikuar për të martën e ardhshme.

“Po është e vërtetë, unë sot pasdite kisha takim me z. Abdixhiku, ku u morëm vesh të jemi pjesë e listës së tyre. Vendimin e kemi marrë pas përsiatjeve të situatës aktuale politike dhe pas sugjerimeve të presidentit tonë z. Behgjet Pacolli. Nënshkrimin e marrëveshjes do ta bëjmë në mënyrë ceremoniale të martën e ardhshme, deri atëherë do të merremi vesh për detajet e marrëveshjes”, tha Makolli. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports