Abdixhiku ofron dorëheqjen, kërkon votëbesim nga Kuvendi i LDK-së

Në mbledhjen e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është shënuar një zhvillim i rëndësishëm politik, pasi kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka vënë në..

1 minute

Read Time

Në mbledhjen e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është shënuar një zhvillim i rëndësishëm politik, pasi kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka vënë në tavolinë dorëheqjen e tij nga drejtimi i LDK-së.

Gjatë adresimit para delegatëve, Abdixhiku ka sqaruar se ky veprim buron nga përgjegjësia morale pas rezultatit zgjedhor dhe nga nevoja për t’u përballur hapur me pritjet, zhgënjimin dhe drejtimin e ardhshëm të partisë.

‘’Prandaj unë sot këtu para jush ofroj dorëheqjen time dhe kërkoj votëbesimin tuaj jo për ti ikur përgjegjësisë por…. Po ju lë juve të vendosni se çfarë doni të bëni me mua”, tha Abdixhiku.

Ai ka bërë të ditur se vendimi përfundimtar për vazhdimin ose jo të mandatit të tij në krye të LDK-së do t’i takojë anëtarësisë, përmes procesit të votëbesimit në Kuvend, duke theksuar se përgjegjësia politike duhet të jetë një standard normal i funksionimit demokratik brenda partisë.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports