Presidenti francez për situatën me zjarret: Është më e vështira që nga Lufta e Dytë Botërore

Presidenti francez, Emmanuel Macron po u është drejtuar gazetarëve dhe punonjësve të emergjencës në Qendrën e Operacioneve të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bordeaux në Gironde, zona më e prekur nga zjarri në jugperëndim të Francës. Pasi u informua nga kreu i shërbimit lokal të zjarrfikësve dhe shpëtimit, presidenti francez ka falënderuar njerëzit dhe vendet që…

1 minute

Read Time

Presidenti francez, Emmanuel Macron po u është drejtuar gazetarëve dhe punonjësve të emergjencës në Qendrën e Operacioneve të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bordeaux në Gironde, zona më e prekur nga zjarri në jugperëndim të Francës.

Pasi u informua nga kreu i shërbimit lokal të zjarrfikësve dhe shpëtimit, presidenti francez ka falënderuar njerëzit dhe vendet që kanë kontribuar në operacionet e reagimit ndaj krizave.

“Zjarri ka qenë i paprecedentë”, është shprehur presidenti Macron.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo situatë është më e vështira që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Kemi një situatë që është më e vështirë se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore. Çelësi është urgjenca, qëndrueshmëria”, u shpreh ai.

About the Author