E dhimbshme: Ky është 19-vjeçari që u aksidentua për vdekje në Llazicë të Malishevës

Ermal Shala nga Mleqani është 19-vjeçari që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Llazicë të Malishevës. Lajmin e hidhur për vdekjen e të riut e konfirmuan të afërmit e tij, ndërsa njoftimi për kohën dhe varrimin e të ndjerit nuk u bënë të ditura, transmeton Klankosova.tv. Rastin për Klankosova.tv e…

Ermal Shala nga Mleqani është 19-vjeçari që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Llazicë të Malishevës.

Lajmin e hidhur për vdekjen e të riut e konfirmuan të afërmit e tij, ndërsa njoftimi për kohën dhe varrimin e të ndjerit nuk u bënë të ditura, transmeton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia rajonale e Gjakovës, ku thanë se menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës ishte pa shenja jete.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *