Aksidenti në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, tre të lënduarit dërgohen në Spitalin e Traumës

Në aksidentin rrugor të ndodhur pranë zonës së Niklës, në aksin Fushë Krujë-Tiranë, janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar..

Në aksidentin rrugor të ndodhur pranë zonës së Niklës, në aksin Fushë Krujë-Tiranë, janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë ndërprerja e rrugës nga automjetet në kryqëzim, por rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë konfirmuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit./abcnews.al

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *