Një burrë është vrarë sonte në Ferizaj, pas një përleshjeje ku dyshohet se është përdorur armë zjarri.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu” në këtë qytet.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj”.
Sipas informatave të para të policisë, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore pa shenja jete, i cili dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit.














