Mysafirët e Adriatik Kelmendit në specialen e Klan Kosovës, “Zgjedhjet 2026”, kanë komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Gazetari Berat Buzhala tha se partitë që e kanë kaluar pragun si PDK, LDK dhe AAK nuk duhet “të shiten lehtë”.
“Qeta tre që e kanë kalu pragun, PDK, LDK edhe AAK, ni sen o metë, marrë parasysh edhe zgjedhejt e shkurtit: elektoratin në Kosovë, me gjithë korrupsionin që i bahet, shit-blemje e votës ashiqare, me krejt popullizmat e Kurtit, me spektakël policor, elektorati i Kosovës është kundër Kurtit. Këta duhet me mbledhë men. E para, mos me u shitë lirë tash”.
Ndërkaq, opinionisti Azdren Shala, mendon se me këtë rezultat do të marrë fund kriza institucionale e vendit.
“Qeky rezultat i zgjedhjeve që e kemi, jam fort i bindur që ka me përfundu pas një vit e gjysmë kriza politike, që domethënë kemi me pasë institucione”.














