Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se pas një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, është arritur një dakordim që forcat izraelite të mos dislokohen në Beirut, në përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump e cilësoi komunikimin me Netanyahun si “shumë produktiv”, duke bërë të ditur se njësitë ushtarake izraelite që ishin në lëvizje drejt kryeqytetit libanez kanë marrë urdhër për t’u tërhequr.
“Pata një bisedë telefonike shumë produktive me kryeministrin e Izraelit, Bibi Netanyahu. Nuk do të ketë trupa që do të shkojnë në Bejrut dhe ato që ishin në lëvizje janë tërhequr tashmë”, ka shkruar Trump














