Osmani e Abdixhiku në Pobërgjë të Vokshit: Mbështetja për LDK-në po ndihet fort

Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër nga LDK-ja, mbrëmjen e sotme e ka kaluar në fshatin Pobërgjë të Vokshit, në Deçan. Atje, ai thotë të ketë..

Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër nga LDK-ja, mbrëmjen e sotme e ka kaluar në fshatin Pobërgjë të Vokshit, në Deçan.

Atje, ai thotë të ketë pasur një pritje të jashtëzakonshme e me një entuziazëm të veçantë.

“Mbështetja për LDK-në po ndihet fort. Ka energji, ka besim, ka një frymë të re bashkimi që po rritet çdo ditë. Kur qytetarët nisin të besojnë sërish, kur shpresa kthehet në bisedë të përditshme, e kupton se diçka e madhe po lëviz”, tha kreu i LDK-së.

Në fund, ai falënderoi të pranishmit për, siç tha, pritjen kaq të ngrohtë.

“Pobërgja sonte na dha shumë zemër”, përfundoi Abdixhiku.

Kandidati për kryeministër ishte i shoqëruar nga kandidatja për presidente, bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani.

Edhe Osmani publikoi pamje nga ky takim, me një mbishkrim: “Të fala nga Vokshi”.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports