Në rrugën e argjendarive në Prizren u zhvillua një aksion nga Prokuroria Themelore, Krimet Ekonomike, Dogana dhe ATK-ja, nën dyshimet për shmangie të detyrimeve ligjore nga arshitësit.
Gjatë operacionit u sekuestruan bizhuteri dhe prova të tjera, ndërsa autoritetet nisën hetime shtesë edhe për shkelje të tjera të mundshme, raporton Klan Kosova.
Prokuroria theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e evazionit fiskal në bashkëpunim me institucionet relevante.














