“Kosova nuk preket”, ministri shqiptar në Mal të Zi komenton pretentimet për çnjohje nga Zeta (VIDEO)

Ministri shqiptar i Administratës Publike në qeverinë malazeze, Marash Dukaj ka reaguar ndaj deklaratës së Asamblesë Komunale të Zetës, e cila pretendon anulimin e vendimit..

Ministri shqiptar i Administratës Publike në qeverinë malazeze, Marash Dukaj ka reaguar ndaj deklaratës së Asamblesë Komunale të Zetës, e cila pretendon anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Dukaj tha se politika e jashtme është kompetencë ekskluzive e Qeverisë së Malit të Zi.

“Kjo deklaratë nuk është legjitime pasiqë politikën e jashtme të shtetit e bën Qeveria. Dua t’ju rikujtoj se forumi shqiptar para se të hyjë në këtë qeveri në vitin 2023 ka bërë një marrëveshje politike shumë të qartë dhe ajo është garancion i Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka definuar tre çështje që janë kryesore, në mesin e të cilave edhe ajo se Kosova nuk preket.

“Kosova nuk preket, NATO nuk preket dhe rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian nuk preket. Deri në këto momente të gjitha këto që janë definuar në këtë marrëveshje dhe janë nënshkruar  po respektohen maksimalisht nga qeveria”.

Dukaj tha mes tjerash se kjo gjë po bëhet edhe për fushatë.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports