Kryeministri i Shqipëris Edi Rama rikthehet në Gjermani si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjoze Charlemagne Prize.
Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen, Gjermani (13 dhe 14 maj), për të qenë i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize), i cili konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës, shkruan vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv.
Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian. Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.














