Policia arreston një person që po transportonte drogë në Kosovë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë realizuar një operacion policor, në kuadër të luftimit të trafikimit të narkotikëve. Sipas njoftimit..

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë realizuar një operacion policor, në kuadër të luftimit të trafikimit të narkotikëve.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, pas pranimit të një informacioni në rrugë operative, për një dërgesë të dyshuar përmes postës, janë ndërmarrë veprime të koordinuara hetimore dhe operative, në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës dhe njësitet relevante policore.

“Gjatë zbatimit të planit taktik, rreth orës 12:20, në rrugën Prishtinë–Prizren, në Llapushnik është ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, ku gjatë kontrollit është gjetur një pako që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.

Si prova materiale janë sekuestruar mbi 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe një telefon mobil.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports